Presidenti Donald Trump i mohoi akuzat se ka bërë komente poshtëruese për ushtarët amerikanë që janë kapur apo vrarë në betejë.
Sipas revistës The Atlantic, shefi i Shtëpisë së Bardhë anuloi një vizitë në një varrezë amerikane jashtë Parisit në 2018 sepse tha se ajo ishte e mbushur “ me humbës”. Këto pretendime janë mbështetur që prej atëherë nga dy zyrtarë të lartë ushtarakë në një rrëfim për agjencinë e lajmeve AP. Por në një mesazh në Twitter, presidenti i denoncoi akuza të tilla si “lajme të rreme”.
Gjatë një ndalese në Francë në vitin 2018, ai e anuloi vërtet një vizitë ne varrezën amerikane Aise-Marne, por asokohe Shtëpia e Bardhë fajësoi për këtë gjë motin e keq. Ndërkohë, katër burime thanë për The Atlantic se ai e hodhi poshtë idenë e vizitës sepse era dhe shiu do t`i shpupurisnin flokët dhe se ai nuk e konsideronte të rëndësishme që të nderonte të vdekurit e luftës në Amerikë.
Top Channel