Tjetër vetëvrasje! 64-vjeçari në Patos i jep fund jetës duke u vetëvarur
04/09/2020 09:38
Patos- Mëngjesin e sotëm një 64-vjeçar i ka dhënë fund jetës duke u vetëvarur në një dhomë pranë banesës së tij.
Kanë qenë familjarët e viktimës të cilët e kanë gjetur pa shenja jetë 64-vjeçarin.
Ndërkohë edhe në qytetin e Durrësit, një 75-vjeçar u vetëhodh nga kati i 7-të i pallatit duke gjetur vdekjen e menjëhershme.
Njoftimi i policisë:
Gjatë mëngjesit të sotëm është gjetur nga familjarët i vetëvarur në një dhomë pranë banesës dhe ka ndërruar jetë shtetasi Y.M., 64 vjeç, banues në Patos.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarje.
Top Channel