Takimi Kosovë-Serbi! BE-ja, Washington-i/ Jemi informuar për axhendën e takimit

04/09/2020 16:23

Zëdhënësi i Komisionit Evropian për Çështjet e Jashtme dhe Sigurinë, Peter Stano, tha se Bashkimi Evropian është njoftuar nga administrata e Shteteve të Bashkuara rreth axhendës së takimit Kosovë-Serbi në Shtëpinë e Bardhë.

Por Stano nuk ka dashur të prononcohet rreth temave të takimit dhe pyetjes së madhe, nëse atje është kërkuar apo jo njohja e ndërsjellë. Brukseli sipas tij i sheh këto takime vetëm si “plotësim” të përpjekjeve për normalizimin e raporteve mes Prishtinës dhe Beogradit, korniza kryesore e së cilave, sipas BE-së, është dialogu i Brukselit.

“Gjithë kohën kemi thënë se është e mirëpritur çdo përpjekje e cila lehtëson normalizimin e raporteve”, ka thënë Stano, duke paralajmëruar se gjatë kësaj fundjave dhe të hënën do të ketë takime në nivele të ndryshme edhe në Bruksel, në kuadër të dialogut.zëdhënësi sqaroi se pritshmëritë janë që të shfrytëzohet ky moment pozitiv për t’u afruar drejt marrëveshjes finale, e cila do të duhej t’i zgjidhte të gjitha çështjet e hapura dhe do të ishte ligjërisht detyruese.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA