Ish-kryeministri italian, Silvio Berlusconi ndodhet i shtruar në një spital të Milanos pas infektimit me koronavirus.
Në 2 shtator kur doli fillimisht lajmi se ishte prekur nga Covid 19, kavaljeri, që sapo ishte kthyer nga pushimet në Sardenja, dukej i qetë. Izolimin e po e kalonte në vilën e tij dhe sipas mjekut personal, nuk kishte simptoma të sëmundjes.
Por tani duket gjendja nuk është dhe aq e mirë përderisa kreu i Forza Italias ka përfunduar ne spital. Nga partia e tij megjithatë thonë se situata është nën kontroll dhe nuk ka arsye për shqetësim. “ Ai nuk është në kujdes intensiv, por ka pasur vështirësi në frymëmarrje. Shtrimi në spital ishte Ii nevojshëm për ta mbajtur gjendjen në monitorim”, tha senatorja e Forza Italia-s, Licia Ronzulli.
Natën sipas saj, ish kreu i ekzekutivit e kaloi qetë. Të enjten, Berluskoni i dërgoi një mesazh në telefon aktivistëve të partisë duke i sqaruar se “ do të vazhdojë të punojë për fushatën elektorale:, ndërsa në një mesazh tjetër thoshte se “ nuk e dinte se ku e kishte marrë koronavirusin”.
Top Channel