Prokurori i Përgjithshëm përzgjedh kandidaturën për pozicionin e prokurorit ndërlidhës pranë Eurojust

04/09/2020 16:21

Prokurori i Përgjithshëm Z.Olsian Çela përzgjedh kandidaturën për pozicionin e prokurorit ndërlidhës pranë Eurojust znj. Fatjona Memçaj, prokurore në Prokurorinë pranë Gjykatës së Apelit Tiranë.

Përzgjedhja nga Prokurori i Përgjithshëm i kandidatit bëhet në referencë të nenit 4 të Marrëveshjes së Bashkëpunimit ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Eurojust për caktimin e prokurorit ndërlidhës si dhe të ligjit nr. 97/2016 “Për Organizimin dhe Funksionimin e Prokurorisë në Republikën e Shqipërisë”.

Prokurori i Përgjithshëm ka ndjekur të gjitha hapat e nevojshëm që kulmojnë me fazën finale të këtij procesi të rëndësishëm, përzgjedhjen e kandidatit për pozicionin e prokurorit ndërlidhës për Shqipërinë pranë Eurojust.

Nga ana e Këshillit të Lartë të Pokurorisë, pas kërkesës së Prokurorit të Përgjithshëm është iniciuar procedura e komandimit të një prokurori në pozicion e prokurorit ndërlidhës pranë EUROJUST dhe u shpall fillimi i procedurave për shprehje interesi. Këshilli i Lartë të Prokurorisë i dërgoi Prokurorit të Përgjithshëm emrat e 2 kandidatëve që plotësonin kushtet për t’u komanduar si prokuror ndërlidhës pranë Eurojust, ndërmjet kandidaturave nga radhët e prokurorëve.

Kandidati i përzgjedhur do të komandohet sipas rregullimeve ligjore të brendshme nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë për periudhën 2 vjet e 6 muaj.

Prokurori i Përgjithshëm vlerëson angazhimin e deritanishëm të institucioneve të përfshira në këtë proces me qëllim finalizimin me sukses të procedurave lidhur me komandimin e prokurorit ndërlidhës pranë Eurojust.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA