13/01 17:58
Me 118 vdekjet e regjistruara gjatë 24 orëve të fundit nga koronavirusi i ri (COVID-19) në Iran, numri i përgjithshëm i viktimave është rritur në 22.044.
Zëdhënësja e Ministrisë së Shëndetësisë së Iranit, Sima Sadat Lari tha se në vend janë shënuar 2.026 raste të reja me COVID-19, duke e çuar numrin e përgjithshëm të rasteve në 382.772.
Lari shtoi se 3.695 nga të prekurit me COVID-19 janë në gjendje të rëndë dhe se numri i të shëruarve deri më tani ka arritur në 330.308.
Ajo tha se deri më tani, në vend janë kryer 3.331.073 teste. COVID-19 për herë të parë në Iran u shfaq në qytetin Qom më 19 shkurt.
Top Channel