Gjykata e Posaçme Kundër Krimit të Organizuar vendosi pushimin e çështjes ndaj Adem Lalës, ish-kryetar i bashkisë Has.

Burimet të gazetares Anila Hoxha thanë se gjykata e posaçme u shpreh se nuk ekziston fakti penal. Vendimi u shpall në seancën paraprake , pasi SPAK e dorëzoi Lalën si të akuzuar për shpërdorim detyre lidhur me një praktikë shitblerjeje të një objekti me sipërfaqe 77 m2.

Avokati Përparim Noka që përfaqëson ish kryebashkiakun, i tha gazetares Anila Hoxha se hetimi nuk duhet të kishte nisur as nga prokuroria e Kukësit dhe as nga SPAK, sepse ishte  e qartë  që nuk kishte vepër pasi shitblerja nuk ishte realizuar, pasi vetë zyrtari Lala e anuloi këtë procedurë me një vendim të viti 2019.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA