Foto/ Momenti kur Cikalleshi shënon golin spektakolar

04/09/2020 22:02
Momenti i golit

Ka startuar pjesa e dytë e sfidës që ka nisur në orën 20:45, mes Bjellorusisë dhe Shqipërisë, e vlefshme për Ligën e Kombeve.

Në një stadium të boshatisur, për shkak të pandemisë Covid-19, kuqezinjtë e Edi Rejas po debutojnë në mënyrën më të mirë të mundshme në edicionin e dytë të këtij kompeticioni.

Deri më tani kombëtarja është në avantazh falë golit të Cikalleshit, i cili doli jashtë 16-metërshit dhe lëshoi një të majtë potente, që u ndihmua edhe nga një devijim i Keidi Bares dhe përfundoi në rrjetën e portës kundërshtare.

FOTO GALERI
1/4

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA