Presidenti i Turqisë Rexhep Tajip Erdogan komunikoi përmes një lidhjeje video me kancelaren gjermane Angela Merkel, duke e kritikuar si “të papranueshme” mbështetjen e disa vendeve për qëndrimin egoist dhe të padrejtë sipas tij të Greqisë.
Gjatë bisedës me Merkel, Erdogan tha se Greqia, administrata greko-qipriote dhe vendet e tjera që i mbështesin ato të dyja, po shkaktojnë ngërc dhe po përshkallëzojnë tensionet. Ai i mirëpriti përpjekjet e Merkel për të zgjidhur mosmarrëveshjet në Mesdheun Lindor, ku Greqia, për Ankaranë, është përpjekur të kufizojë në mënyrë të paligjshme territorin detar të Turqisë, duke tentuar ta fusë atë në brigjet e saj bazuar në ishujt e vegjël grekë pranë bregdetit turk.
Turqia argumenton se palët duhet të ulen për dialog me qëllimin të gjendet një zgjidhje e favorshme bazuar në një ndarje të drejtë.Greqia ka kryer gjithashtu kohët e fundit stërvitje ushtarake – duke përfshirë me Francën – që kanë për qëllim të frikësojnë Turqinë që ajo të ndalojë shpimet për energji e nga sa shkruan shtypit turk, “ ka armatosur në mënyrë të paligjshme ishujt e Egjeut në shkelje të traktateve të gjata të paqes”. Marrëveshja e fundit e përcaktimit detar të Athinës me Egjiptin shkel gjithashtu shelfin kontinental të Turqisë dhe të drejtat detare, duke shkaktuar tensione të mëtejshme midis dy fqinjëve, thotë pala turke.
Top Channel