Kreu i PBDNJ, Vangjel Dule pas takimit që ka zhvilluar me presidentin Meta ka kërkuar gjithashtu datën më të shpejtë të mbajtjes së zgjedhjeve që lejon Kushtetuta.
Sipas Kushtetutës periudhë e mbajtjes së zgjedhjeve është 15 prill-15 maj dhe në këtë rast data më e shpejtë i bie 18 prilli.
“Vlerësojmë ftesën e Presidentit ndaj forcave politike të vendit për të diskutuar në lidhje me datën e zgjedhjeve, si një akt përgjegjshmërie institucionale me qëllim që të nis sistematikisht përgatitja e procesit të ardhshëm zgjedhor me qëllim që vendi ynë të arrijë atë standard i cili përbën realitet të përditshëm në çdo vend demokratik. Nga këndvështrimi im situata, realiteti politik, zhvillimet politike, ekonomike dhe shoqërore kërkojnë zhvillimin e zgjedhjeve me procedurën më të shpejtë dhe në kohën më të shkurtë të mundshme. Jemi në pritje të vendimit të presidentit për të kontribuar edhe ne nga pozicioni ynë. Qëndrimi im është i qartë. Në datën më të shpejtë të mundshme, konform legjislacionit në fuqi”, tha ai.
Top Channel