Foto ilustruese

Dibër- Dy shoferë janë arrestuar nga policia për shkak se kanë shkaktuar aksidente.

Një nga të arrestuarit është N. M., 36 vjeç, banues në Dibër, pasi në qytetin e Peshkopisë, duke drejtuar automjetin e tij, në gjendje të dehur ne masën 0.82 mg/l, ka goditur një automjet tjetër ku për pasojë është lënduar lehtë drejtuesi i mjetit.

I arrestuari i dytë është P. N., 29 vjeç, banues në Laç, pasi në vendin e quajtur ‘Ura e Matit’, duke drejtuar automjetin tip furgon, ka humbur kontrollin dhe për pasojë janë dëmtuar lehtë dy pasagjer që ndodheshin në mjet.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA