Thaçi: Inkurajoj delegacionin e Kosovës për të bërë hapa të guximshëm për paqen

03/09/2020 14:23

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka reaguar pas deklaratës së emisarit amerikan për dialogun, Richard Grenell, i cili tha se Kosova dhe Serbia meritojnë shansin për të krijuar një ekonomi gjallëruese.

Ai në një postim në Twitter ka shkruar se është i lumtur që Shtëpia e Bardhë është në ndjekje të një marrëveshje paqeje mes Kosovës dhe Serbisë.

“E përshëndes lidershipin e Shtëpisë së Bardhë, presidentit Donald Trump dhe ambasadorit Richard Grenell që të bashkojnë sërish Kosovën dhe Serbinë, në ndjekje të një marrëveshje paqeje. Unë inkurajoj delegacionin e Kosovës për të bërë hapa të guximshëm për paqen, pajtimin dhe prosperitetin ekonomik”, ka thënë Thaçi.

Ndryshe, Grenell ka publikuar një mesazh në prag të takimit mes Kosovës dhe Serbisë në Uashington më 4 shtator, duke thënë se populli i Kosovës dhe i Serbisë meriton normalizimin ekonomik dhe shansin për të krijuar një ekonomi gjallëruese.

FOTO GALERI
1/2

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA