Të famshmet që fitojnë shifra marramendëse nga postimet në “uebfaqen” me përmbajtje pornografike

03/09/2020 14:18

Faqja pornografike “X-rated” ka tërhequr njerëz të famshëm, duke filluar që nga Bella Thorne e deri tek Cardi B, dhe që fitojnë miliona nëpërmjet saj.

Sipas “The Sun”, yjet, modelet dhe aktoret kanë postuar foto dhe video hot tek uebfaqja “OnlyFans” për disa para shtesë.

Ndjekësit e personazheve të famshëm duhet të paguajnë një tarifë mujore për të parë fotot dhe videot e tyre më të fundit, madje disa ofrojnë mundësinë edhe për të biseduar për një çmim shtesë.

Aktorja 22-vjeçare, Bella, kohët e fundit zbuloi se fitoi një shumë marramendëse prej 1.5 milion paundësh gjatë javës së parë si krijuese në këtë faqe, ku fansat paguan deri në 15 paund në muaj për të parë fotot dhe videot e saj.

Ndërkohë Katie Price, 42 vjeç, thuhet se është e gatshme të bëjë miliona edhe tani. Një burim i tha “The Sun”: “Katie ka parë sa para kanë bërë yjet e tjerë nga llogaritë e tyre në ‘OnlyFans’ dhe dëshiron të marrë pjesë.”

Kazinotë online kanë bërë një llogaritje se sa mund të fitojnë yjet nëpërmjet kësaj platforme. Dhe shifrat janë shokuese.

Këta janë disa nga personat që kanë fituar më shumë para:

FOTO GALERI
1/9
Cardi B – 6.7 milion paund në muaj Reperja amerikane, 27 vjeç, njoftoi se do të bashkohej me të tjerët në “OnlyFans” muajin e kaluar në Instagram dhe sipas “Only Casinos”, ajo mund të fitonte deri në 6.7 milion paund në muaj. Kjo edhe për shkak të 74.7 milion ndjekësve të saj në Instagram, ku secili paguante një tarifë prej 3.78 paund në muaj. Nëse një krijues ka 1 milion ndjekës dhe vendos një tarifë njësoj si Cardi B, ata mund të fitojnë nga 37,500 dhe 187,500 paund në muaj. Cardi B tha gjithashtu se nuk do të publikonte foto apo video nudo.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA