“Serbia nuk luan dot me Kosovën”/ Deputeti gjerman, Thomas Hacker: Bisedime të reja pas zgjedhjeve
24/11 12:24
Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka treguar për temat që do të fliten në takimin e delegacioneve të Kosovës dhe Serbisë në Shtëpinë e Bardhë.
Hoti tha se do të diskutohet për projekte të mëdha infrastrukturore, megjithatë la mundësinë hapur të diskutohet edhe për diskutimin e temave tjera.
“Ne per kete takim kemi rene dakord qe të diskutojmë për projekte të mëdha infrastrukturore që integrojnë ekonomitë e dy vendeve”, është shprehur Hoti.
E lidhur me këto projekte, Hoti ka thënë se ka përgatitur një listë me të cilën do të futet në dialog.
“Ne e kemi përgatitur një listë të këtyre projekteve”, ka thënë Hoti.
“Për neve është në interes të imponohen të gjitha temat gjatë dialogut”, shtoi Hoti.
Top Channel