“Shkatërrimi nga pakujdesia me zjarr i pyjeve”/ Ndalohet 32-vjeçari që ishte shpallur në kërkim

03/09/2020 16:54
Ilustrim

Policia ka ndaluar një shtetas të shpallur në kërkim për veprën penale “Shkatërrimi nga pakujdesia me zjarr i pyjeve dhe i mjedisit pyjor”.

Në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim, specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 1 bënë ndalimin e shtetasit V. Z., 32 vjeç, pasi, në Mjull, Bathore, Njësia Administrative Farkë, ka ndezur një zjarr në pronën e tij dhe për pasojë janë dëmtuar ullishtet që ndodheshin në kufi me pronën e tij.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Top Channel