Gjatë 24 orëve të fundit, Drejtoria e Policisë Rrugore deklaron se 45 leje drejtimi janë pezulluar, 12 drejtues mjetesh kanë rënë në pranga si dhe janë vendosur 1355 masa administrative.
Në një njoftim zyrtar shkruhet:
“Vijon kontrolli i pandërprerë nga ana e Policisë Rrugore, në të gjithë vendin, me radarë, dragera e dronë, për evidentimin dhe ndëshkimin e shkelësve të kodit rrugor ???✍, me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore?. Si rezultat janë konstatuar disa raste të drejtimit të mjetit me shpejtësi tej normave të lejuara. 35 prej drejtuesve të mjeteve iu është tërhequr leja e drejtimit, për shpejtësi që varionin nga 50 deri në 70 km/h mbi normën e lejuar ?✈️!!!. ??????????. Janë vendosur 239 masa administrative për parakalime të gabuara dhe 19 për mosrespektim të sinjalistikës rrugore dhe manovra të rrezikshme në rrugë;
4 masa maksimale me vlerë 30 mijë lekë të rinj, pasi drejtuesit e mjeteve ishin shtetas të huaj; 191 masa për mosvendosje të rripit të sigurimit dhe 211 për përdorim të celularit; 129 për mosvendosje të kaskës mbrojtëse dhe 457 masa për parkime të gabuara; 12 masa për shkelje të semaforit; 93 masa për mosdhënie përparësi këmbësorëve; Janë bllokuar 11 automjete, pasi rezultoi se drejtuesit e tyre kishin të pashlyera më shumë se 10 masa administrative. Nga kontrollet me drager në të gjithë vendin janë pezulluar 10 leje drejtimi, për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit. Janë arrestuar në kushtet e flagrancës, për drejtim mjeti në gjendje të dehur, 2 drejtues mjetesh, ndërsa 10 të tjerë janë arrestuar për drejtim mjeti pa leje drejtimi.
Policia Rrugore apelon për të gjithë drejtuesit e mjeteve që të zbatojnë rregullat e qarkullimit rrugor, të mos qarkullojnë me shpejtësi tej normave të lejuara, mos drejtojnë mjetin nën ndikimin e alkoolit apo në gjendje të dehur, të mos kryejnë parakalime të gabuara, pasi nga analiza e aksidenteve të ndodhura, me pasojë në jetën e qytetarëve, por edhe ato me dëme materiale, ka rezultuar se në shumicën e rasteve shkaku i aksidenteve lidhet me shkeljen e rregullave të përmendura më lart.
#zbatorregullatudhëtoisigurt
#RespektoKufizimeteShpejtësisëmos??️
#MosPërdor?gjatë drejtimit të?”
Top Channel