Operatorët turistikë në Vlore kanë bërë një kërkesë drejtuar Kryeministrit, Rama.
Në kërkesën e tyre ata kërkojmë krijimin e kushteve të përshtatshme për rektrutimin e punonjësve të huaj të trajnuar dhe kualifikuar për të përmbushur nevojat e tyre.
Kërkesa
Pavarësisht situatës së Coronavirusit ky sezon turistik tregoi sërish problemet me të cilat përballet sektorin turistik! Mes tyre edhe mungesa e tregut të kualifikuar të punës. Ndaj, ne operatorët turistik kërkojmë krijimin e kushteve të përshtatshme për rektrutimin e punonjësve të huaj të trajnuar dhe kualifikuar! Edhe pse ka kaluar pjesa e pikut te sezonit turistik ende një pjesë e konsiderueshme e jona është duke kërkuar staf për të përmbushur nevojat. Pavarësisht bashkëpunimit tonë me zyrat rajonale të punësimit oferta është më e ulët se kërkesa ndaj do të ishte e udhës lehtësimi i procedurave për punësimin e shtetasve të huaj nga vende të rajonit dhe jo vetëm.
Nëse nuk zgjidhet ky ngërç për ne është e pamundur të ngremë në standardet e duhura shërbimin.
Top Channel