Ngjitur me njëri-tjetrin/ Kryemadhi me të rinjtë: Çunat e Tiranës janë e ardhmja e Shqipërisë

03/09/2020 21:00

Megjithëse kampingu i Jalës u mbyll për vitin 2020, kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ka vijuar takimet e saj.

Ato janë përqendruar me të rinjtë. Pas takimit në Pogradec, këtë të enjte Kryemadhi është ndalur në një takim me të rinj të njësisë numër 1, ku siç shihet ata janë ulur të gjithë ngjitur me njëri tjetrin, megjithëse takimi është zhvilluar në vend të hapur.

TTë rinjtë i kanë shprehur mendimet e tyre kryetares së LSI dhe kanë bashkëbiseduar me të. Në fjalën e saj, Kryemadhi i bëri thirrje të gjithë të rinjve që të bëhen pjesë e LSI dhe njëkohësisht pjesë e ndryshimit. E ardhmja u shpreh ajo do të jetë e rinisë.

‘Sot jam me çunat dhe gocat e Njësisë Nr. 1. Doja të përshëndesja të gjithë djemtë dhe vajzat e Tiranës, të gjithë djemtë e lagjeve të Tiranës, të cilët sot në këto ditë të pamundura të pandemisë, ku bizneset janë mbyllur, ku shkollat janë të mbyllura, ku mundësitë ekonomike për familjet e tyre janë shumë të pakta, do doja t’i përshëndesja dhe t’i ftoja të gjithë së bashku për t’u bërë pjesë e ndryshimit të madh që po i vjen Shqipërisë. Çunat e Tiranës janë e ardhmja e Tiranës, janë e ardhmja e Shqipërisë. Janë ata të cilët do ta bëjnë Shqipërinë shtëpinë e tyre, sepse për atë ëndërrojnë’.

FOTO GALERI
8/10

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA