Kërkoi shpalljen festë kombëtare, Presidenti Meta uron 3 shtatorin: Nderi dhe shpëtimi i tërë Shqipërisë

03/09/2020 09:02

Një ditë pasi kërkoi shpalljen e 3 shtatorit si festë kombëtare, kreu i shtetit, Ilir Meta ka uruar gjithë shqiptarët për këtë dite te shënuar te historisë sonë.

Përmes një mesazhi në rrjetet sociale Meta tha se lufta e Vlorës i dha fundin e merituar projekteve për shpërbërjen e Shqipërisë.

Mesazhi i plotë:

GËZUAR 3 SHTATORIN, DITËN MADHËSHTORE QË JETËSOI PAVARËSINË E SHQIPËRISË!

Sot, 100 vjet më parë, populli shqiptar i bashkuar në Luftën Kombëtare të Vlorës u dha fundin e merituar projekteve për shpërbërjen e Shqipërisë, duke hedhur në det pushtuesit dhe i dalë zot vendit, pas muajsh luftimesh heroike.
“Nuk qe vetëm nderi dhe shpëtimi i Vlorës por qe nderi dhe shpëtimi i tërë Shqipërisë”.

Mirënjohje të gjithë luftëtarëve të lirisë, kapedanëve që komanduan, mjekëve që shëruan plagët, atyre që hartuan ultimatumin dhe atyre që e zbatuan atë me gjakun e tyre, në mbrojtje të fitoreve të Ismail Qemalit dhe Isa Boletinit e që dëshmuan se Zot i kësaj toke janë vetëm shqiptarët.

Nderim veprës heroike, sakrificave sublime dhe kujtimit frymëzues të atdhetarëve, të cilët shkruan epopenë e lavdishme të Luftës së Vlorës!

Ndaj çdo 3 Shtator dhe çdo 28 Nëntor çdo shqiptar kudo ndodhet, ndihet edhe vlonjat, sepse këtu në Vlorë u bë historia, këtu u ngrit Flamuri Kuq e Zi, këtu u nënshkrua liria, këtu u jetësua Pavarësia dhe kjo ndodhi me gjakun e bijve më të mirë të kësaj toke.

3 shtatori duhet shpallur FESTË KOMBËTARE! ??

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA