Protesta në Athinë në kujtim të 52-vjetorit të rënies së juntës ushtarake, 11 të arrestuar
Dritan Abazovic, një nga figurat më të lakuara në politikën malazeze, sidomos pas deklaratave të tij se Skënderbeu është serb, përcaktoi fatin e qeverisë së re në Malin e Zi.
Dritan Abazovic ka qenë pranë shqiptarëve në kohën e tragjedisë së 26 nëntorit, ku Shqipëria veriperëndimore u godit nga një tërmet i fortë me magnitudë 6.4 dhe si pasojë 51 vetë humbën jetën.
Abazoviç ishte një nga themeluesit e partisë politike ‘Mali i Zi Pozitiv‘ në 2012, partia në zgjedhjet e para fitoi 7 nga 81 vende, duke e bërë Abazoviçin anëtarin më të ri të Parlamentit të Malit të Zi. Më 2014, pas një përçarje në parti, Abazoviç u largua nga ‘Mali i Zi Pozitiv‘, duke shërbyer si një deputet i pavarur përpara se të bashkohej me ‘Aksionin e Reformës së Bashkuar’ (URA) themeluar në 2015.
Ai aktualisht është Kryetar i URA dhe personi i cili do të ketë në duar fatin e qeverisë së re në Malin e Zi.
Top Channel