Deklarata e tij se Skënderbeu kishte origjinë serbe, shkaktoi indinjatë të madhe.

Por tani shqiptari më i famshëm i momentit në Malin e Zi, Dritan Abazovic, ka kërkuar ndjesë publike, duke thënë se ishte e gjitha një lapsus.

“Gabova kur thashë se prindërit e Skënderbeut janë serbë, kërkoj falje publike dhe jam krenar që jam shqiptar”, u shpreh ai gjatë një intervistë të fundit, te cituar nga mediat në Kosovë.

Abazovic u përpoq të sqaronte se në fakt, nuk e kishte thënë tamam ashtu dhe se deklarata është marrë në një kontekst negativ.

“Unë nuk kam thënë që nëna e tij ka qenë serbe, por sllave dhe ortodokse. Më ka detyruar gazetari”, u shpreh ai më tej.

Kreu i lëvizjes Ura shtoi më tej se nuk ka qenë kundër vendosjes së përmendores, përkundrazi do ta dëshironte një bust të heroit kombëtar të Shqipërisë në Ulqin. Intervistën fillestare të tij me komentet që ngjallën polemika të mëdha, e kishin publikuar disa ditë më parë mediat serbe. Mandatet e fituara prej Abazovicit praktikisht ndanë balancën e pushtetit në Malin e Zi, duke ia dhënë fitoren partive të opozitës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA