Financimi i OBSH-Së/ Trump, përplasje me Kongresin

03/09/2020 16:35

Administrata Trump po planifikon të shkurtojë detyrimet e anëtarësimit në Organizatën Botërore të Shëndetësisë, një lëvizje kjo e diskutueshme ligjërisht që do të sfidohet nga Kongresi amerikan.

SHBA-ja e bëri në muajin korrik njoftimin e saj zyrtarë të tërheqjes nga OBSH-ja, pasi Donald Trump e akuzoi këtë organizëm si pro Kinës e tha se ai nuk arriti të frenonte pandeminë e koronavirusit. Por normalisht, tërheqja nuk duhet të hyjë në fuqi përpara korrikut të vitit të ardhshëm dhe deri atëherë , sipas një marrëveshjeje 72-vjeçare me Kongresin, SHBA është e detyruar t’i vazhdojë kontributet e saj financiare.

Në kohën kur u bë njoftimi i tërheqjes, kësti i parë prej 58 milionë dollarë nga kuotat e anëtarësimit kombëtar, ishte paguar tashmë, ndërsa mbetet kësti i dytë prej rreth 62 milionë dollarësh. Zëvendësndihmës sekretarja e shtetit për çështjet e organizatave ndërkombëtare, Nerissa Cook, tha një ditë më parë se këto fonde, si dhe 18 milionë dollarë nga viti i kaluar “do të riprogramohen në Kombet e Bashkuara për të shlyer detyrime të tjera”.

Por demokratët në Kongres e kanë sfiduar të drejtën e presidentit për të reduktuar apo devijuar fondet nga OBSH-ja, duke thënë se kjo është shkelje e rezolutës së përbashkët të Kongresit, që shënon marrëveshjen e bërë me të në kohën e pranimit të Shteteve të Bashkuara në organizmin shëndetësor global në 1948-tën.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA