Basha citon raporton e EuCham: Shqipëria në 3 vendet e fundit në BE për të bërë biznes. Fajtor Rama!

03/09/2020 08:54

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka publikuar në Twitter raportin e EuCham, që e rendit Shqipërinë ndër tre vendet e fundit në Europë për të bërë biznes.

Basha, nënvizon se me Ramën Shqipëria u bë ndër vendet më të korruptuara, me taksat më të larta në rajon, më pak tërheqëse për investime.

Sipas Bashës, ky është një tregues se kriza është shtrirë në çdo hallkë të ekonomisë dhe fajtor kryesor është vetëm Rama.

REAGIMI I BASHËS

Raporti i fundit i EuCham që e rendit ?? ndër tre vendet e fundit në ?? për të bërë biznes, konfirmon qartë se kjo qeveri ka dështuar: sot kriza është shtrirë në çdo hallkë të ekonomisë. Me Ramën, Shqipëria u bë ndër vendet më të korruptuara, me taksat më të larta në rajon, më pak tërheqëse për investime. Vendit sot i duhet një model i ri ekonomik, me taksa të ulëta, mbështetje për sipërmarrjen, stimulim për investimet dhe bizneset që hapin vende pune. Me planin tonë ne do të kemi taksën e sheshtë 9%,do të luftojmë konkurrencën e pandershme dhe korrupsionin, do ti japim frymëmarrje ekonomisë për të sjellë investime, mundësi punësimi me të ardhura dinjitoze dhe jetë më të mirë për të gjithë shqiptarët.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA