Gabimi me kosto 44 miliardë dollarë, Bithumb shpërndan 620,000 bitcoin tek klientët e saj të kriptomonedhave 07/02 19:24
Policia gjermane gjeti trupat e pesë fëmijëve në një ndërtesë në qytetin perëndimor të Solingen, raportoi Focus në portalin e saj, duke cituar një zëdhënës të policisë.
Gazeta gjermane Bild publikoi pamjet e tre ambulancave përpara ndërtesës, shton Reuters.
Solingen është një qytet afër Dyseldorf në Gjermaninë perëndimore.
Trupat u gjetën në një shtëpi private në një ndërtesë apartamentesh, i tha agjencisë gjermane DPA një zëdhënës i policisë në qytetin afër Wuppertal.
Nuk është e qartë se kush i gjeti trupat, shton DPA dhe deri më tani, nuk ka detaje rreth shkaqeve të vdekjes ose të dyshuarve të mundshëm.
Top Channel