28/11 15:31
Moldavia ka ardhur në epërsi me golin e Nicolaescu në minutën 20 në sfidën ndaj Kosovës, në kuadër të ndeshjes së parë të Ligës së Kombeve.
Përfaqësuesja e Kosovës ka diktuar ritmin e lojës në fillim të ndeshjes, por ajo u ndëshkua pas një kundërsulmi të vendësve.
Rastin më të mirë për shënim e pati Milot Rashica, por goditja e tij nuk ishte e saktë. Një tjetër rast të mirë kishte edhe Benjamin Kollollo në minutën 18, por goditja e tij përfundoi lart mbi portë. E kjo iu hakmor nga moldavët që nga pakujdesia e mbrojtjes kosovare shënuan për epërsinë prej 1:0.
Top Channel