Foto ilustruese

Krujë-  Një 78-vjeçar është vetëplagosur mëngjesin e sotëm në banesën e tij në Borizanë të Krujës.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 08:10, ndërsa i moshuari në spital, nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i policisë:

Më datë 02.09.2020, rreth orës 08:10, dyshohet se është vetëplagosur me çifte në banesën e tij, shtetasi F. V., 78 vjeç, banues në Borizanë, Krujë, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor, nën drejtimin e prokurorisë, po kryen hetimet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Krujë, për veprime të mëtejshme.

Top Channel