Primoz Roglic është fituesi i etapës së katërt të Turit të Francës, Sisteron-Orcieres-Merlette, 160.5 km e gjatë.

Në një ditë perfekte për të garuar, Roglic që shihet si një prej kandidatëve për të fituar krejt evenimentin arriti të kalojë i pari vijën e finishit të kësaj etape, por pa mundur të shkëputet prej rivalëve të tij duke përfshirë këtu edhe liderin e Turit, Julian Alaphilippe.

Etapa e katërt e Turit të Francës përfundoi me një ngjitje të kategorisë së parë dhe nuk kishte ndodhur kurrë në historinë e eventit që të kishte një etapë të tillë që në ditët e para të tij.

Roglic e mori këtë fitore me anë të një sprinti final, por pasi përshkoi 7 km në një ngjitje që shkoi nga niveli 6.7% në 8%. ishte e paevitueshme krijimi i një diference në këtë pikë dhe 15 çiklistë arritën të lënë pjesën tjetër të grupit ku bënin
pjesë të gjithë emrat e rëndësishëm te Turit.

Slloveni Roglic triumfoi duke lënë pas bashkëkombasin e tij Pogacar, me këtë tëe fundit që në 250 m e mbetura të etapës u shfaq më mirë se francezi Guillaume Martin në vendin e tretë.

Përsa i opërket renditjes së përgjithshme, Alaphilippe vazhdon te mbajë Fanelen e Verdhë te kryesuesit të Turit i ndjekur nga Adam Yates me 4 sekonda më shumë, ndërkohë që fituesi i etapës së 4, Roglic u ngjit në vendin e tretë me 7 sekonda më shumë se Alaphilippe.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA