Shqipëria kundër Austrisë/ Kombëtarja U21 do përballet më 4 shtator në Keine Siorgen Arena

02/09/2020 19:18

Kombëtarja U21 vijon përgatitjet e saj për ndeshjen me Austrinë për kualifikueset e Evropianit të 2021 të grupmoshës 21 vjeç. Dy prej futbollistëve më të talentuar që janë në dispozicion të Alban Bushit, Giacomo Vrioni dhe Jrugen Celhaka shprehën ambicien e tyre për të marrë 3 pikët në këtë ndeshje

Giacomo Vrioni: Do të tentojmë të marrim 3 pikët, do të jetë e vështirë por do të përpiqemi. Nuk na pëlqen barazimi do të luajmë për të fituar këtë ndeshje. Pikat më të forta është grupi, të japim shpirtin në lojë dhe shpresojmë që t’ia dalim.

Jurgen Celhaka: Trajneri e ka studiuar kundërshtarin ne do të zbatojmë udhëzimet e trajnerit. Do të shkojmë për të marrim fitoren, vetëm marrja e 3 pikëve është rezultati është pozitiv. Grupi është i bashkuar, atmosfera është e mirë shpresojmë që të arrijmë objektivat. Tani duhet të fitojmë ndeshjen e radhës dhe pastaj të mendojmë për Andorrën

Ndërkaq Vrioni që është pjesë e skuadrës së të rinjve të Juventusit, foli edhe për mundësinë e kalimit në Kombëtaren A.

Giacomo Vrioni:Do të jap maksimumin tim në ndeshjet me U21 dhe kur të më thërrasë trajneri Reja unë do të jem i gatshëm.

Sfida kualifikuese e Euro 2021 e 21 vjecarëve të Austrisë dhe Shqipërisë do të luhet ditën e premte në 4 shtator në Keine Siorgen Arena, në të njëjtën ditë me  sfidën e Kombëtares A ndaj Bjellorusisë

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA