Institucionet arsimore po përgatiten për vitin e ri shkollor, një vit, që nis, në kushtet e “normalitetit të ri”.

“Jam gati ta nis shkollën. Gjëja e re është që do mbajmë maskën dhe distancen.

Më ka marrë malli edhe për bangën time, shoqet e shokët, mësuesit.

Vit i pazakontë, por do ja dalim. Dorëzova librat e vjetër të fshirë me gomë, dhe mora falas librat e rinj.

Ai mësimi online ishte i tmerrshëm, nuk e dua.

Unë nuk e harroj maskën, ashtu si dhe telefonin. Po e harrova maskën nuk më lënë të futem asgjëkundi”.

Mbi 250 mijë nxënës në gjithë Shqipërinë përfitojnë libra falas. Këtu përfshihen nxënësit deri në klasën e 7 dhe kategoritë e veçanta deri në klasë të 12.

Juli Ristani

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA