SHBA heq embargon e armëve ndaj Qipros greke, delegacioni turk në Moskë!

02/09/2020 11:58

Deri më tani, në konfliktin mes Turqisë dhe Greqisë në Mesdhe, Shtetet e Bashkuara dukej se po mbanin një pozicion asnjëanës.

Por lëvizja e fundit e Washingtonit është parë nga Athina si mesazh I forte për Ankaranë, dhe e ka zemëruar këtë të fundit. SHBA vendosi t`i japë fund embargos 33 vjeçare për shitjen e armëve jo-vdekjeprurëse Qipros greke, vendim ky që hyn në fuqi me vitin e ri fiskal në tetor.

Amerika e kishte vendosur embargon ndaj shitjes së armëve për administratën greko-qipriote në vitin 1987 me qëllimin të parandalohej një grumbullim armësh në ishull. Një delegacion turk sakaq, i kryesuar nga zëvendësministri i jashtëm Sedat Önal ishte në Moskë, ku është diskutuar nevoja për një zgjidhje politike të konfliktit libjan, ndërsa të dërguarit e Ankarasë ngulën këmbë tek rëndësia që ka gjetja e një armëpushimi të përhershëm dhe të qëndrueshëm në Sirte dhe Jufra.

Edhe pse në luftën e Sirisë, dy palët ishin pozicionuar në kahe të kundërta, qëndrimet e tyre janë përafruar mbi Libinë e pasur me naftë, dhe thonë se do të vazhdojnë të punojnë për gjetjen e një zgjidhjeje politike të ngërçit të krijuar.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA