Rriten taksat, në Australi një paketë cigare tani kushton 25 dollarë!

02/09/2020 13:28

Australia është praktikisht vendi më i shtrenjtë në botë për të blerë cigare, me një paketë që kushton tani 25,38 dollarë amerikanë pas rritjes së fundit të taksave.

Markat e njohura janë edhe më të shtrenjta, e në rastin e tyre, duhanpirësve u duhet të paguajnë 29,39 dollarë pasi akciza e duhanit u rrit për të dytën herë brenda vitit me 12.5 përqind. Kjo do të thotë se ata që pijnë një paketë cigare në ditë do të shpenzojnë 9.350 dollarë në vit për vesin e tyre- më shumë se kudo tjetër në botë.

Vitin e kaluar, kostoja mesatare e një pakete Marlboro me 20 cigare kushtonte rreth 20 dollarë në këtë vend; pas tij, më i shtrenjtë duhani ishte në Zelandën e Re, Irlandë, Norvegji dhe Mbretërinë e Bashkuar. Ligjvënësi australian Michael Johnsen, që e ka pirë duhanin për 40 vjet, i tha radios 2 GB se duhet bërë më shumë për të inkurajuar përdorimin e cigareve elektronike, – një alternativë e cila sipas tij, është më e lirë dhe më e sigurtë. Përpos kësaj, Johnsen mendon se kjo mund të jetë dhe një mënyrë e mirë tranzicioni për ata që duan ta lënë duhanin, por e kanë të vështirë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA