Përndiqte për një kohë të gjatë një 53-vjeçare, arrestohet 48-vjeçari në Dibër

02/09/2020 09:57

Dibër- Një 48-vjeçar është vënë në prangat e policisë për shkak se akuzohet për përndjekje.

I arrestuari është E. K., 48 vjeç, banues në Dibër. Arrestimi i tij u bë pasi për një kohë të gjatë dhe pa dëshirën e saj ka përndjekur një 53-vjeçare.

Njoftimi i policisë:

Përndiqte për një kohë të gjatë një shtetase, arrestohet në flagrancë nga policia.

Nga Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Dibër u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit:
• E. K., 48 vjeç, banues në Dibër.

Arrestimi i tij u bë pasi për një kohë të gjatë dhe pa dëshirën e saj ka përndjekur një 53-vjeçare.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Dibër për vepren penale “Përndjekja”.

Top Channel