Komandanti i bazës ushtarake amerikane të Fort Hood është shkarkuar nga posti i tij pas vdekjes së të paktën 15 ushtarakëve dhe raportimeve për dhunë seksuale në një nga bazat më famëkeqe në SHBA.
Ushtria njoftoi se Major Gjenerali Scott Efflandt nuk do të ketë më rolin e komandantit pas një serie tragjedish dhe vdekjesh në bazën e Texas, duke përfshirë dhe atë të të resë Vanessa Guillen.
Në pesëmbëdhjetë vdekjes e këtij viti në Fort Hood, pesë dyshohen për vrasje.
Disa hetime janë hapur për ngjarjet e përsëritura teksa sekretari i ushtrisë së SHBA, Ryan Mçarthy, tha gjatë një vizite në fillim të muajit se kjo bazë ka numrin më të lartë të sulmeve seksuale, ngacmimeve dhe vrasjeve.
Autoritetet nisën hetimet në korrik në Fort Hood pas vrasjes së Vanessa Guillen.
Ndërsa trupi i rreshterit të Fort Wood, Elder Fernandes u gjet 30 milje larg bazës në Texas.
23 vjeçari Fernandes ishte shpallur i humbur më 19 gusht.
Koloneli i çështjeve publike në Fort Hood, Chris Brautigam konfirmoi më vonë se Fernandes kishte raportuar për abuzime seksuale para zhdukjes së tij dhe ishte transferuar në një tjetër njësi “për të shmangur hakmarrjet”.
Khawam, avokati që përfaqëson familjen e viktimës Vanessa Guillen, dhe tashmë familjen e Fernandes, tha për mediat se Elder kishte rënë në depresion të thellë kur ishte ngacmuar seksualisht në prill teksa punonte në një repart furnizimesh.
Zhdukja e Fernandes erdhi një vit pas zhdukjes së ushtarakut 24 vjeçar Gregory Morales, në gusht 2019.
Trupi i tij u gjet këtë qershor dhe dyshohet si vrasje.
Ushtaraku 20 vjeçar Aaron Robinson kishte vrarë e copëtuar trupin e Guillén thanë autoritetet në hetimet e tyre.
Ndërsa vetë Robinson vrau veten në 1 korrik, ditën kur u gjetën mbetjet e trupit të Guillén.
Top Channel