
Dhuna në familje vazhdon të jetë një fenomen shqetësues në shoqërinë shqiptare e duket se pandemia, karantina dhe vështirësitë ekonomike që pasuan ndikuan në mënyrë të ndjeshme dhe të drejtpërdrejtë në rritjen e rasteve të dhunës.
30% raste më shumë të dhunës ndaj grave janë regjistruar në Elbasan gjatë periudhës janar-gusht 2020 krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Periudha e karantinës nuk mbylli vetëm shtëpitë, por edhe gjykatat dhe qendrat e strehimit të grave të dhunuara. Në këtë situatë bashkëjetesa me dhunuesin ishte e pashmangshme.
Nisur nga një gjendje jo e zakonshme me vështirësi të mëdha Forumi i Gruas shtoi shërbimet duke ndihmuar rastet e rënda me pagesën e qirasë për gratë e dhunuar dhe paketa ushqimore.
Top Channel