Në zyrat e Kadastrës në Kurbin, banorët nuk po gjejnë qetësi, siguri e drejtësi me pasuritë që kanë dhe që duan ti kalojnë në pronësi, nëpërmjet regjistrimit të dhurimit.

Pashuk Pjetri, 80 vjec, prej ditësh vjen në dyert e Kadastrës për të marrë shërbim për pronën, por edhe kësaj radhe përgjigja ishte “eja pas një jave”.

Sportelet të cilët janë detyrë të japin shërbim janë të zhytur në korrupsion e shkelje të rënda të ligjit, tregojnë banorët.

Të shumtë janë ata të cilët sorollaten me vite nëpër gjykata, në kërkim të së drejtës së pronës të fituar nga ligji 7501.

Çështja e pronave në Kurbin duket se është një nga problemet që çdo ditë e më shumë po bëhet më e vështirë për të marrë zgjidhje.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA