Nxirrnin inerte nga lumenjtë Seman e Shkumbin, IKMT gjobit shkelësit për krim mjedisor

02/09/2020 10:08
foto ilustruese

Dy subjekte janë ndëshkuar me nga 2 milion lekë për shkak se akuzohen se kanë nxjerrë inerte pa leje nga shtratet e lumenjve Seman e Shkumbin.

Njoftimi është dhënë nga Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit.

Njoftimi i IKMT:

IKMT, gjatë kontrollit përgjatë rrjedhës së lumit Seman, fshati Murriz u konstatua se një subjekt kryente veprimtari të marrjes së materialit inert pa leje në shtratin e lumit Seman. Ndaj këtij subjekti, IKMT mori masë administrative me gjobë 2 milion lekë, për shkeljen e kryer.

IKMT, gjatë kontrollit përgjatë rrjedhës së lumit Shkumbin, bashkia Lushnje konstatoi se njē tjetër subjekt kryente veprimtari të marrjes së materialit inert pa leje në shtratin e lumit Shkumbin. Ndaj këtij subjekti, IKMT mori masë administrative me gjobë 2 milion lekë, për shkeljen e kryer.

IKMT dhe Policia e Shtetit vijon punën evidentimin dhe parandalimin e ndotjes mjedisore në lumenjtë e vijat ujore në vend si dhe ndëshkimin e çdo kundërvajtësi, dhe njëkohësisht fton çdo qytetar të denoncojë shkeljet në numrin 112 ose përmes Komisariatit Dixhital.

Top Channel