Më pak shpenzime për ujë, por më shumë për atlete firme, si ndryshoi pandemia modelin e konsumit në SHBA

02/09/2020 07:00

Pandemia e koronavirusit ka ndryshuar ndjeshëm ekonominë e konsumatorëve në SHBA. Një analizë e Reuters për një shportë të larmishme mallrash tregon se si kriza COVID-19 ka përmbysur një model të vjetër dekadash të konsumit për gjithçka, nga veshjet te ushqimi. Kjo u ka dhënë disa kompanive fuqi befasuese për të rritur çmimet ose për t’i zbritur.

Sipas specialistëve të shitjes me pakicë, shumë prej tendencave të reja mund t’i atribuohen një faktori, punës nga shtëpia. Pothuajse brenda natës, një ekonomi e drejtuar nga konsumatori me punë të përcaktuar qartë dhe shpenzime në shtëpi, ndryshoi thellësisht. Kërkesa në rritje për artikuj të caktuar, si dhe ndërprerjet globale të zinxhirit të furnizimit, kanë rritur çmimet. Amerikanët tani po mbledhin në mënyrë të konsiderueshme më shumë se një vit më parë kafe, vezë, proshutë, ketchup dhe djathë.

Megjithatë është një pamje komplekse dhe disa nga ndryshimet në sjellje duken kundër-intuitive gjatë një kohe të pasigurisë së thellë ekonomike. Kërkesa dhe çmimet janë rritur gjithashtu për artikuj më të shtrenjtë, si atlete për burra Nike Air Max, pantallona yoge Lululemon dhe madje edhe një çantë prej 1,500 paund e Louis Vuitton. Ekonomistët e vendosin këtë mospërputhje të dukshme në sjellje për faktin se shumë njerëz, të paaftë për të shpenzuar jashtë, kanë më shumë para në dorë.

“Nëse do ta konsideroja situatën e konsumatorit tani, në një mënyrë të çuditshme, ata mund të kenë të ardhura më të disponueshme, nëse mbajnë punën e tyre”, tha Nirupama Rao, një profesor asistent i ekonomisë së biznesit dhe politikës publike në Universitetin e Miçiganit. “Sigurisht që po përballemi me pushime nga puna, por pjesa më e madhe e njerëzve kanë mbajtur pagat dhe fitimet e tyre”.

Blerësit paguanin afërsisht 8% më shumë mesatarisht për kafe, 10% për salcat, dhe gjithashtu u rrit çmimi i ujit dhe pelenave. Bllokimi ka bërë që shumë amerikanë të mos udhëtojnë, të hanë jashtë ose të shkojnë në kinema. Megjithatë, ata duken shuam të interesuar në të tjera gjëra. Michael Collins, një profesor në departamentin e shkencës së konsumit në Universitetin e Wisconsin, e quan këtë një “efekt zëvendësimi”.

Ky efekt mund të ndihmojë në shpjegimin e rritjes së kërkesës dhe çmimeve për Air Max. Nike shiti rreth 63% të rezervave të tyre të këpucëve në internet në korrik, krahasuar me vetëm 10% një vit më parë. Epidemia e SHBA-së dhe pasojat e saj ekonomike janë objektiva lëvizës dhe është e paqartë se kur, ose edhe nëse, jeta amerikane dhe sjellja e konsumatorit do të kthehen në “normale”. Në të vërtetë, kërkesa e konsumatorit, si dhe fuqia e çmimeve të markave, mund të ndryshojë në javët dhe muajt e ardhshëm pasi shumë amerikanë ndiejnë më shumë probleme financiare.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA