Tre Urat, Përmet- Një 54-vjeçar është vënë në prangat e policisë së shtetit për shkak se akuzohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me një shtetase me aftësi të kufizuara.
I arrestuari është B. K., 54 vjeç, banues në Tepelenë. Ky i fundit ishte shpallur në kërkim nga Gjykata e Shkallës së Parë Gjirokastër për të cilin kishte lëshuar një urdhër ndalimi për Veprën Penale ”Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me persona të pazotë për t’u mbrojtur’
Njoftimi i policisë:
Vijon puna për kapjen e personave të shpallur në kërkim.
Shërbimet e Policisë Kufitare Tre Urat mesditën e djeshme, në afërsi të Pikës së Kalimit Kufitar Tre Urat bënë të mundur kapjen e shtetasit B. K., 54 vjeç, banues në Tepelenë.
Shtetasi i mësipërm ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Shkallës së Parë Gjirokastër ka dërguar urdhërin për ndalimin si i dyshuar, për Veprën Penale ”Marrdhënie seksuale ose homoseksuale me persona të pazotë për t’u mbrojtur”, parashikuar nga neni 103/1 i Kodit Penal, pasi një vit më parë dyshohet se ky shtetas ka kryer marrëdhënie seksuale me një shtetase me aftësi të kufizuara.
Materialet në ngarkim të shtetasit B. K. i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër për veprime të mëtejshme.
Top Channel