Autoritetet shtetërore janë shprehur të sigurta se Kosova do të mund ta menaxhoj valën e dytë të virusit Covid 19.
Drejtori i Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike, Naser Ramadani thotë se premtuese për këtë është ulja e numrit të rasteve të reja në javët e fundit dhe respektimi i masave mbrojtëse nga qytetarët.
Por, Ramadani ka bërë thirrje për kujdes ndaj viruseve sezonal ndaj ka thënë se do të fillojnë edhe vaksinimin e personave me shëndet të dobët.
Derisa Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj gjatë vizitës tek Shtëpia e të Moshuarve në Prishtinë ka thënë se lirimi i masave nuk mund të bëhet pa pasur siguri se situata nuk do të dalë jashtë kontrollit.
Ankesa të vazhdueshme për lirim të masave ka bërë Shoqata e Gastronomëve.
Ata po kërkojnë që orari i mbylljes të shtyhet nga 22 e 30 në 23 e 30, si dhe t’u mundësohet shërbimi i kliënteve edhe në ambiente të mbyllura.
Alberta Hashani
Top Channel