Në mënyrë të papritur Juventus vendosi të mos presë me Edin Dzekon dhe hodhi sytë nga Luis Suarez. Mësohet se klubi bardhezi ka gjetur një akord paraprak me futbollistin dhe përfaqësuesit e tij për një kontratë 3 vjecare me pagë 10 milionë Euro në sezon.

Por Luis Suarez përpara se të nënshkruajë me Zonjën e Vjetër do të duhet të zgjidhë kontrate me Barcelonën dhe këtu cështja komplikohet pasi Suarez pretendon një trajtim të drejtë në aspektin financiar nga klubi katalanas përpara se të marrë valixhet dhe të largohet.

Luis Suarez ka edhe një vit kontratë me barcelonën dhe përfiton 15 milionbë Euro në sezon, arsye për të cilën pritet një dëmshpërblim i pasur, por Barcelona nuk dëshiron t’ia plotësojë menjëherë këtë pretendim Luis Suares. Barcelona e konsideron Suarez si mikun e ngushtë të Messit dhe nuk kërkon t’ia bëjë të lehtë largimin e për më tepër nuk dëshiron të përforcojë një rival direkt për kompeticionet evropiane. gjithsesi, është një pengesë që nuk është e pakalueshme kjo edhe për faktin se edhe vetë Suarez i pëlqen ideja e transferimit për në Torino. Juventusi këmbëngul për sulmuesin e shtyrë edhe nga lehtësirat fiskale që lejojnë skuadrën të kursejnë te paga e futbollistit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA