Ish-kryeministri i Italisë Silvio Berlusconi rezulton pozitiv me COVID-19

02/09/2020 19:09
Rezorti i mikut te tij Flavio Briatore ne Sardenia eshte mbyllur kohet e fundit prej semundjes

Ish-kryeministri i Italisë Silvio Berlusconi rezulton pozitiv me COVID-19. Sipërmarrësi dhe politikani i vjetër është asimptomatik nga sëmundja dhe është vetëizoluar në shtëpi.

Lajmi u konfirmua nga mjeku i tij personal Alberto Zangrillo në Milano.

“Berlusconi ka rezultuar pozitiv me sëmundjen, pas një qëndrimi kohët e fundit në Sardenja.”

Natyrisht që ka shqetësime të shtuara për dikë si Berlusconi, i cili mbush 84 vjeç këtë muaj dhe rrjedhimisht përfshihet në kategorinë e rrezikut më të lartë nga sëmundja.

Rastet e koronavirusit janë shtuar së fundmi mes vizitorëve në ishullin turistik të Sardinia.

Në muajt e dimrit kur virusi ishte në kulmin e tij, ishulli kishte pasur relativisht pak raste.

Berlusconi ka qenë presidenti i skuadrës së Milan për më shumë se 30 vjet ndërsa tani drejton skuadrën e Monza, e cila sapo u ngrit në kategorinë e dytë italiane Serie B.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA