
25/02 09:55
Ka mbërritur në Bjellorusi Kombëtarja. Ekipi i kombëtares ka mbërritur rreth orës 20:30 në hotel Marriot të Minskut ku në këto momente po darkojnë.
Ditën e nesërme ndërkohë është stërvitja në orën 19:15 në stadiumin, ku do të luhet ndeshja.
Ndërsa në orën 18:45 do të jetë edhe konferenca për shtyp e kapitenit dhe trajnerit.
Paraditen e sotme lojtarët kanë zhvilluar seancën e fundit stërvitore përpara nisjes për në Minsk. Ndërkohë që përgjigja e tamponëve të ekipit është negative për të gjithë ekipin.
Ndërsa më 7 shtator kuqezinjtë do të luajnë në Shqipëri ndaj Lituanisë.
Top Channel