Arrestohen 6 persona në Tiranë, dy ishin të shpallur në kërkim, të tjerët…, policia jep detajet

02/09/2020 10:35

Policia e Tiranës ka vënë nën pranga 6 persona, 2 prej të cilëve ishin të shpallur në kërkim.

U arrestua 31-vjeçari me inicialet L.R., pasi u konstatua jashtë banesës, duke thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”.

Ndërsa, një 48-vjeçar është vënë në prangat e policisë për shkak se akuzohet për përndjekje.

Një 39-vjeçar dhe një 37-vjeçar janë kapur në flagrancë duke drejtuar automjetet pa leje përkatëse.

Si dhe, janë arrestuar dy persona të shpallur në kërkim, njëri prej tyre i dënuar me 4 muaj burg, për veprën penale “Vjedhja e kryer në bashkëpunim” dhe një 34-vjeçar i dënuar me 1 muaj e 14 dite burg, për veprën penale “Dhunimi i banesës”.

Njoftimi i policisë:

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.2, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit L.R., 31 vjeç, pasi në rrugën “Isuf Elezi”, u konstatua jashtë banesës, duke thyer vendimin e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, e cila ka vendosur masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.6, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit N.K., 48 vjeç, pasi ka tentuar të kryejë mardhënie seksuale me dhunë me kolegen e punës së tij.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve :

A.G., 39 vjeç dhe F.B., 37 vjeç, pasi u kapën në flagrancë duke drejtuar mjetet pa lejen përkatese.

Në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim, Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.5, bënë ndalimin e shtetasit R.L., 21 vjeç, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë, e ka dënuar me 4 muaj burg, për vepren penale “Vjedhja e kryer në bashkëpunim”.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Kavajë, bënë kapjen dhe ndalimin e shtetasit E.K., 34 vjeç, sepse Gjykata e Rrethit Gjyqësor Kavajë, e ka dënuar me 1 muaj e 14 dite burg, për veprën penale “Dhunimi i banesës”.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA