Abazoviç: Pavarësia e Kosovës s’preket/ Shqiptari aleat me proserbët: Jemi kundër hapjes së këtij diskutimi

02/09/2020 15:27

Dritan Abazovic, kryetar i lëvizjes e zeza në të bardhë, në Malin e Zi i ka dhënë sot përgjigjie pyetjeve se çfarë do bëjë qeverisa e re pro serbe në vendin e tij me Kosovë.

Në një intervistë për gazetën serbë Kurir Abazovic tha se pavarësia e Kosovës nuk është në diskutim dhe se ai pret që Kosova dhe Serbia në të ardhmen të arrijnë marrëveshje. I pyetur nga media serbe për mundësinë që Mali I zi të tërheqë njohjen e pavarësisë së Kosovës ai tha se natyrisht do të jemi kundër dhe mendoj se kjo pyetje as që do të vihet në rend dite, pasi që është çështje e e kryer, nuk duhet kthyer në të kaluarën.

Madje thotë ai pres që Beogradi dhe Prishtina të gjejnë gjuhë të përbashkët në të ardhmen e afërt dhe të merren vesh me qëllim të uljes së tensioneve dhe mundësimit të procesit të pajtimit. Paqja nuk ka çmim.

Të gjithë këtu e duan paqen. Do të tentojnë të shkaktojnë incidente në të gjitha mënyrat. Mali i Zi në Bashkimin Evropian, të ketë pajtim dhe standard më të lartë jetese sesa tani. Jam i sigurt se ajo ëndërr mund të bëhet e vërtetë”.

Forca politike që drejton Abazovic, u fut në aleancë me dy parti të tjera pro serbe të cilat më herët kanë qenë kundër njohjes së pavarësisë së kosovës dhe për më tepër edhe kundër shpalljes së pavarësisë së malit të zi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA