Edlira Goroshiani është mes 54 mijë qytetarëve që vazhdojnë të presin një datë gjyqi nga Gjykatat që janë përmbytur nga stoku.

Salla e një Gjykate është arena ku ndeshen palët për drejtësi, por kjo sallë është kthyer në hambar të dosjeve këtu në Gjykatën e Apelit, që shënon stoqe sikurse Gjykata e Lartë, Gjykatat e Apelit Durrës dhe Vlorë, ndërsa i njëjti rrezik po zbret në Gjykatat e shkallës së parë.

KLGJ po diskuton përmirësimin e situatës urgjente ku një raport pranohet se vettingu ndikoi në krijimin e fluksit edhe në Gjykatat e Apeleve.

Dhe teksa zyrat e gjyqtarëve janë përshtatur me rafte të reja, KLGJ raporton se veç çështjeve të mbartura për të cilat është krijuar “backlogu” në KLGJ, me 35 mijë dosje, 21 prej tyre raportohet të pagjykuara tej çdo afati të arsyeshëm ligjor, në Gjykatën e Apelit Administrativ, 10 mijë e 150 në Gjykatën e Apelit Tiranë 12 mijë.

Anila Hoxha

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA