15-vjeçari në Vlorë arrestohet për vjedhje të përsëritur! Në Sarandë bien në pranga dy persona për plagosje me thikë

02/09/2020 10:46

Vlorë- Një 15-vjeçar është vënë në prangat e policisë së Vlorës është kapur në flagrancë dukej vjedhur artikuj ushqimorë në një supermarket në lagjen “Bashkimi” Vlorë, veprim ky i përsëritur disa herë. I arrestuari është I. T., 15 vjeç, banues në Vlorë.

Ndërkohë në Sarandë, Policia ka arrestuar shtetasin B. Q., 46 vjeç dhe ka shpallur në kërkim shtetasin E. Q, me banim në Sarandë. Sipas policisë dy të arrestuarit  më datë 30.08.2020, dyshohet se si pasojë e një konflikti për motive të dobëta, kanë goditur me mjet prerës shtetasin D. M., 27 vjeç, banues në Sarandë, i cili ka marrë ndihmë mjekësore në Spitalin e Sarandës dhe është jashtë rrezikut për jetën.

Materialet iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA