
Mjekët e ORL-së në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës i kanë shpëtuar jetën foshnjës 9 muajshe, duke ia larguar një kokërr të fasules nga bronku kryesor i mushkërisë së djathtë.
Ndërhyrja ka zgjatur rreth 40 minuta dhe trupi i huaj është larguar me procedurën e quajtur bronkoskopi.Foshnja e gjinisë mashkull me vendbanim në Komunën e Kamenicës, ishte dërguar fillimisht në Spitalin e Gjilanit.
Pas problemeve të theksueshme me frymëmarrje, mjekët e kanë intubuar pacientin dhe me urgjencë e kanë nisur në Prishtinë. Gjendja shëndetësore e foshnjës është e mirë dhe sot do të lirohet pritet lirohet në shtëpi. Milica Stojkoviq, nëna e fëmijës, ka falënderuar mjekët për punën e bërë, derisa ka pasu fjalë të mira për mjekët dhe shërbimet e ofruara.
Top Channel