26/11 17:32
Çdo ditë nga një punë. Ekipi i terrenit në Bashkinë e Tiranës është kujdesur që dyrrotakët e kryeqytetit jo vetëm të kenë korsitë e tyre dhe të ecin të sigurtë, por të kenë edhe vendet e tyre të parkimit.
Parkimi i biçikletës tani jo vetëm që nuk do të jetë me stres për pedaluesit, por me stacionet e reja shumëngjyrëshe do bëjnë që të shtohen më shumë çiklistët në Tiranë.
Kryebashkiaku Veliaj ka postuar disa foto, ku përbri tyre shkruan: “Mirëmëngjes Tira?na!
Stacionet e reja të biçikletave me ylbere ngjyrash na ftojnë për të shijuar pedalimin në turin e kryeqytetit. ???”.
Vend-parkime të reja për biçikleta janë shtuar edhe në këto zona të Tiranës:
-Komuna e Parisit
-Urani Pano
-Stadiumi Dinamo
Top Channel