Ka ndërruar jetë në moshën 84 vjeçare ish-presidenti i Indisë, Pranab Mukherjee. Ai vdiq 21 ditë pasi ishte diagnostifikuar me Covid-19. Lajmin e hidhur e konfirmoi djali i tij, Abhijit Mukherjee me anë të një postimi në Twitter.
Pranab Mukherjee ka një karrierë të pasur politike. Gjatë 51 viteve karrierë ai ka mbajtur disa poste shumë të rëndësishme., ku përfshihen: ministër i financave, ministër i jashtëm dhe ministër i mbrojtjes. Nga viti 2012 deri në vitin 2017 ai ishte president i Indisë.
Për vdekjen e ish presidenti reagoi edhe kryeministri i Indisë, Narendra Modi i cili tha se Pranab Mukherjee ‘la një shenjë të pashlyeshme në trajektoren e zhvillimit të kombit tonë’.
“Një studiues par ekselans, një burrë shteti i lartë, ai ishte admiruar në të gjithë spektrin politik dhe nga të gjithë pjesët e shoqërisë,” shkroi Modi në Twitter.
Top Channel