Turqia arreston një komandant të Shtetit Islamik

01/09/2020 14:51

Policia turke ka arrestuar një komandant të lartë të grupit militant Shteti Iskamik, njoftoi të martën qeveria.

Mahmut Ozden “ka pasur plane të rëndësishme” dhe ka marrë urdhra për të kryer një sulm, tha ministri i Brendshëm i Turqisë, Suleyman Soylu.

Ai u arrestua në provincën Adana dhe Soylu tha se operacioni kundër figurave të tjera të Shtetit Islamik është në vazhdim e sipër.

Shteti Islamik e ka shpallur zyrtarisht praninë e tij në Turqi në vitin 2019 dhe ka kryer disa sulme në këtë vend.

“[I dyshuari] ka marrë vazhdimisht urdhra nga Iraku dhe Siria për të kryer një sulm në Turqi”, tha Soylu të martën.

Ai njoftoi për arrestimin në Twitter dhe e përgëzoi policinë.

Sipas ministrit, Ozden ka planifikuar të kryejë sulme me një grup prej 10 deri në 12 terroristësh.

Soylu iu referua Ozdenit si “emir” i grupit në Turqi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA